Pse Vali Corleone refuzon të hyjë në “VIP Shipja 3”?

Prince Valentino Corleone, nuk do të hyjë në “VIP Shpija”. Kjo pasi që negociata të cilat u menduan se përfunduan me sukses, në fakt nuk kishin një përfundim të tillë.

 

Ishte prezantuesja e njohur Albana Osmani, ajo e cila në Facebook publikoi lajmin se Vali do të hyjë në VIP Shpija 3.

 

Përderisa u ngrit euforia dhe të gjithë prisnin me padurim që kjo të ndodhë. Megjithatë, këto pohime i kanë mohuar kategorikisht përfaqësues të Vali Corleones, duke filluar nga menaxheri i tij Blero dhe deri te familjarë të tij.

 

“Vali nuk do të hyjë në VIP Shpija 3. Ka pasur negociata, por ato nuk kanë përfunduar me sukses, prandaj kërkojmë që në mënyrë të menjëhershme të demantohen të gjitha lajmet e tilla”, kishte theksuar Blero. Pra, nuk janë bërë të ditura ende arsyet e vërteta të refuzimit të Valit, por gjithsesi, fakti që në shtëpi ndodhet edhe njëra prej te përgojuarave të tij, Shkëndija, të bën të mendosh që mungesa e dëshirës për një ballafaqim me të mund të jetë një arsye. VIP Shpija ka hyrë në javën e dytë dhe tashmë janë zhvilluar ngjarjet e para interesante.